përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Liebe zur Zeit des Mahlstädter Kindes

Setz, Clemens J..

382 setz liebeNjë ditë ai është aty. Në fund të një qorrsokaku, në qendër të qytetit. Ai është një fëmijë trupmadh. Vështron përdhe, kokulur, lëkurën e ka të plasaritur. Ditën, përreth fëmijës grumbullohen banorët e qytetit, organizojnë mitingje dhe koncerte. Natën, skulpturën prej balte të butë që nuk thahet kurrë, “Fëmijën e Mahlstädt-it” e godasin me grushte, me shkopinj dhe me zinxhirë. Artisti ua ka lënë për ta përfunduar, u ka lënë si detyrë që “ta sjellin në atë formë, me të cilën njerëzit nënkuptojnë me përsosuri fëmijërore “. Në fillim, banorët e qytetit i shtynte pasioni për artin, më vonë erdhën si pelegrinë të mllefit të tyre, dhe kur e godasin me grushte e humbasin kontrollin, madje nganjëherë edhe mendjen.

Vëllimi me tregime Die Liebe zur Zeit des Mahlstädter Kindes [Dashuria në kohën e fëmijës malshtedtas] i Clemens J. Setz-it, ka dalë në maqedonisht (fragment), përkthyer nga  Elizabeta Lindner, nën titullin Љубовта за време на Детето од Малштет, pranë botimeve Blesok, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d