përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Burn, baby, burn

Karanović, Zvonko.

373 karanovic burnLiri udhëtimi, larmi kulturash, autonomi e skenës kulturore dhe sidomos rock ’n’ roll –  për brezin e sotëm 50+ të ish-Jugosllavisë së Titos ishin këto elemente që i jepnin ndjenjën e të qenit pjesë e botës. Protagonistët e asaj kohe i kishte kapluar një atmosferë midis optimizmit, euforisë dhe rebelimit. Këtë atmosferë e shprehnin më së miri, pa dyshim, muzika rock dhe poezia – sidomos poezia e hershme e Zvonko Karanović-it: refuzimi që i bën urbanizmi çdo lloj provincializmi, si në aspektin programatik, ashtu edhe praktik, në poezi dhe në stilin e jetesës…  
Pastaj erdhi kthjellimi – shteti po shpërbëhej dhe maxhorancat u mblodhën politikisht dhe kulturalisht rreth utopish të vjetra – e ardhmja e madhe për ta qëndronte në të kaluarën e famshme të përkufizuar nga përkatësia etnike. Zvonko Karanović-i rezistoi t'i bashkohej këtij kori masiv dhe ndoqi zërin e tij. Prandaj edhe poezia e tij, në dekadat e luftërave shkatërruese, mbeti e margjinalizuar. Interesi i shtuar për të në New York, Londër e Kiev dëshmon se bota po e pranon sërish në vatrën e saj një kozmopolit serb.

Përmbledhja dygjuhëshe Burn, baby, burn, me poezi të Zvonko Karanović-it, ka dalë pranë botimeve Drava, Klagenfurt, përgatitur nga Dragoslav Dedović-i dhe përkthyer nga serbishtja (fragment) nga Alida Bremer dhe Matthias Jacob.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d