përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Filkova, Fedia

.

filkova fediaFedia Filkova u lind në vitin 1950 në Jablanica, Bullgari. Pas studimit të gjermanistikës në Sofje punoi si lektore pranë botimeve “Narodna Kultura” (1982-1992), si këshilltare e Presidentit të Bullgarisë për çështje të jashtme (1997-2002) dhe si atashe kulture në ambasadat e Bullgarisë në Vjenë (1992-1995) dhe Berlin (2005-2008). Ka përkthyer shumë vepra nga gjermanishtja në bullgarisht, ndër të tjera, nga Ingeborg Bachmann, Christa Wolf, Ilse Aichinger, Friederike Mayröcker, Ernst Jandl, Michael Ende, Novalis etj.). Në vitin 1995 u shpërblye me Çmimin Shtetëror të Austrisë për Përkthimin Letrar. Fedia Filkova ka publikuar deri tani gjashtë vëllime të vetat me poezi. Ajo jeton në Sofje.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d