përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Calic, Marie-Janine

.

calic marie janineMarie-Janine Calic u lind në vitin 1962 në Berlin. Në vitin 1992 mbrojti doktoratën në degën e historisë së Evropës Lindore në Universitetin "Ludwig Maximilian" të Mynihut. Paskëtaj dhe deri në vitin 2004 punoi si referente shkencore për botimet e Fondacionit "Wissenschaft und Politik" në Ebenhausen dhe në Berlin. Në vitin 1995 ka qenë këshilltare e të dërguarit të OKB-së për ish-Jugosllavinë në Zagreb dhe në vitet 1999-2002 këshilltare politike dhe koordinatore e posaçme e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore në Bruksel. Që nga viti 2004, Calic është profesore për historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Mynihut, prej vitit 2006 Visiting Pofessor pranë College of Europe në Natolin, dhe prej vitit 2010 Visiting Professor në Hochschule für Politik në Mynih..

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d