përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Haralanova, Darja

haralanova darjaDarja Haralanova, e lindur në vitin 1957, në Pleven, ka studiuar përkthime letrare pranë Institutit të Letërsisë “Maxim-Gorki” në Moskë. Në vitet ‘80 ka qenë redaktore në revistën letrare mbi letërsinë ruse Fackel. Paralelisht me punën si përkthyese, ka themeluar edhe një shtëpi botuese „Aquarius“, të cilën e drejon edhe sot e kësaj dite. Ka përkthyer nga gjermanishtja në bullgarisht, ndër të tjera, Du bist nicht so wie andre Mütter (Angelika Schrobsdorff), Kokoschkins Reise (Hans Joachim Schädlich), përmbledhjen me poezi Grüner Mond (Erich Arend), Vergänglichkeiten (Elisabeth Borchers) dhe Wintermusik (Sarah Kirsch), përmbledhjet me përralla Sieben Geschichten eines weisen Raben (Ludwig Bechstein) dhe Das unsichtbare Königreich (Walter Kahn) si dhe libra tematikë nga sfera e psikologjisë së fëmijës, si p. sh. Der kleine Tyrann (Jirina Prekop).

partner projektesh

traduki partners 2014 d