përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Robelli, Enver

.

robelli enverEnver Robelli u lind në vitin 1973 në Kosovë dhe u rrit në afërsi të Liqenit të Cyrihut në Zvicër. Kreu Shkollën Zvicerane për Gazetarë dhe më pas një stazh në të përditshmen cyrihase Tages Anzeiger, për të cilën punon prej vitit 2001. Prej vitit 2007 deri më 2012 ka punuar në Zagreb, si korrespondent nga Evropa Juglindore për Süddeutschen Zeitung dhe Tages Anzeiger. Prej vitit 2012 punon sërish në redaksinë e politikës së jashtme të Tages Anzeiger-it, ku është përgjegjës për raportimet nga Evropa Juglindore. Enver Robelli shkruan rregullisht që nga mesi i viteve '90 editoriale, për të përditshmen e pavarur kosovare Koha Ditore. Veç kësaj, ai përkthen prej shumë vitesh tekste letrare ose publicistike nga gjermanishtja (mes të cilave Oliver-Jens Schmitt: Kosovo: Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft, Stefan Kornelius: Angela Merkel. Die Kanzlerin und ihre Welt).

partner projektesh

traduki partners 2014 d