përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Fama o biciklistima

Basara, Svetislav.

369 basara famaNgjarja fillon në bodrumin e pluhurosur të një biblioteke në provincën serbe dhe prej andej e kalon lexuesin nëpër labirintin fantastik të një dokumentari fiktiv mbi një vëllazëri të vjetër. Kjo organizatë e mistershme – një urdhër mistik biçikletistësh – ka në dorë fatin e njerëzimit, meqë zotëron të ardhmen. Biçikletistët takohen në ëndërr në një katedrale të tejdukshme që pluskon në ajër dhe marrin aty direktivat e anëtarëve të  urdhrit nga e ardhmja. Sa satirik, aq edhe fantastik, autori sjell një mori personazhesh ekscentrikë, të shpikura ose historike – që nga Karli i Tmerrshëm, Freud-i, Nietzsche-ja, Sherlock Holmes-i e gjer te Stalini. Basara i përdor këta për të vënë në dyshim unitetin hapësirë kohë, duke vërtetuar tezën se historia nuk mund të tregohet kurrë në mënyrë objektive.

Fama o biciklistima nga Svetislav Basara është botuar në gjermanisht (fragment) përkthyer nga Mascha Dabić me titull Die Verschwörung der Fahrradfahrer pranë Dittrich Verlag, Berlin dhe në sllovenisht (fragment) përkthyer nga Dean Rajčić, me titull Fama o kolesarjih, pranë shtëpisë botuese Goga, Novo mesto.

partner projektesh

traduki partners 2014 d