përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Juvan, Marko

.

juvan markoMarko Juvan, i lindur në vitin 1960, në Lubjanë, është një komparatist, teoricien letërsie dhe historian letërsie. Punon si këshilltar shkencor pranë Qendrës Hulumtuese të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve, si edhe si profesor në Departamentin e Sllovenistikës së Fakultetit Filozofik të Lubjanës. Ai ka qenë profesor i ftuar në universitetet e Brnos dhe Zagrebit, dhe është ftuar për të mbajtur leksione të jashtme universitare në Mynih, Hamburg, Budapest dhe Pragë. Prej vitit 2002 deri në vitin 2006 ka qenë kryetar i Shoqatës sllovene për Letërsi të Krahasuar. Që nga viti 2008 është anëtar i komitetit të ICLA-s (International Comparative Literature Association). Ndër veprat e tij bëjnë pjesë një numër i madh studimesh shkencore, përmbledhje artikujsh, përkthime dhe disa libra të vetat, ndër ta, Intertekstualnost (2000) dhe Literarna veda v rekonstrukciji (2006).

partner projektesh

traduki partners 2014 d