përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Šnajder, Slobodan

.

snajder slododanSlobodan Šnajder u lind në vitin 1948, në Zagreb. Ka studiuar filozofi dhe anglistikë në Universitetin e Zagrebit. Në Jugosllavi ka qenë për shumë vite kryeredaktor i revistës për teatrin, Prolog. Prej vitit 1994 është editorialist i së përditshmes Novi List, prej vitit 2001 deri në vitin 2004 ka qenë drejtor i përgjithshëm i teatrit me emër „Zagrebačko kazalište mladih“. Me shkrime merret që nga viti 1966. Shkruan prozë, ese dhe veçanërisht pjesë teatrore. Në vitin 1982, në "Theater an der Ruhr" të Mühlheim-it, në Gjermani, u vu në skenë pjesa teatrale e tij Hrvatski Faust, e cila njihet në shumë vende të botës; në vitin 1993 u shfaq në "Burgtheater" të Vjenës. Edhe disa pjesë të tjera të tij janë botuar e inskenuar në hapësirën gjermanishtfolëse. Mes vitit 2005 dhe 2007, Ministria e Kulturës e Kroacisë bëri të mundur publikimin e veprave të përzgjedhura të Šnajder-it pranë botimeve "Prometej" në Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d