përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Kapuzinergruft

Roth, Joseph.

367 roth die kapuzinergruftKripti i kapuçinëve, varreza e perandorëve austriakë, kthehet këtu në simbol të monarkisë së shkuar danubiane. Ngjarjet e romanit zhvillohen pak para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore e përfundojnë me të ashtuquajturin „Anschluss“ (bashkim) të Austrisë me Rajhun Gjerman më 1938.
Personazhet kryesorë janë – sikurse edhe në Radetzkymarsch – pjesëtarë të familjes Trotta, të cilët në vazhdën e transformimeve të përgjithshme të pasluftës, më 1918 çrrënjosen dhe varfërohen. Herë pas here depërton si lajtmotiv trishtimi për një mënyrë jetese të humbur, të lidhur me traditat dhe strukturat fikse të një shteti monarkik.  

Sikurse edhe në të gjithë veprën e Rothit, edhe në këtë roman pasqyrohet fati i njerëzve që u prekën thellë jo vetëm materialisht por edhe shpirtërisht nga perëndimi i monarkisë austriake.

Romani Die Kapuzinergruft [Kripti i kapuçinëve] i Joseph Roth ka dalë në serbisht (fragment), përkthyer nga Drinka Gojković, nën titullin Kapucinska grobnica, pranë botimeve Arhipelag, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d