përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Roth, Joseph

.

roth josephJoseph Roth u lind më 1894 në Szwaby (Schwabendorf) pranë Brody-t në Galicinë Lindore dhe vdiq më 27 maj 1939 në Paris. Roth ka punuar si gazetar, ndër të tjera, në Berlin dhe Vjenë, para se të udhëtonte në qytetet e mëdha të Evropës si korrespondent për „Frankfurter Zeitung“. Në vitin 1930 ai arriti një nga sukseset e para letrare me romanin Hiob. Në vitin 1933 Roth emigroi hap pas hip nëpërmjet Vjenës në Marsejë, Nicë dhe së fundi në Paris. Këtu bashkëpunoi nëpër publikime të ndryshme për emigrantë dhe u angazhua për ripërtëritjen e shtetit multietnik të habsburgve. Por as nga ana financiare e as personalisht nuk u mëkëmb dot më. Në vitin 1939, i goditur shumë nga fati dhe nga konsumi i përjetshëm i alkoolit, Joseph Roth vdiq në një spital për të varfër në Paris.

partner projektesh

traduki partners 2014 d