përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Krajčević, Spomenka

.

krajcevic spomenkaSpomenka Krajčević u lind më 1949 në Beograd. Studioi letërsi të krahasuar dhe pas një studimi pasuniversitar në degën e gjermanistikës mori titullin magjistër me një punim me temë Struktur des Romanwerks Max Frischs [Struktura e romaneve te Max Frisch]. Prej vitit 1974 deri në vitin 1999 punoi si përkthyese për agjencinë jugosllave të lajmeve, Tanjug, dhe më pas si redaktore e seksionit të ekonomisë. Njëkohësisht ajo punonte si redaktore për revistën për fëmijë TIK-TAK. Në vitet 1999 deri 2004 ishte redaktore pranë shtëpisë botuese Draganić dhe më vonë edhe redaktore përgjegjëse e revistës për fëmijë Veliko Dvorište dhe Malo Dvorište. Qysh prej vitit 2004 Spomenka Krajčević punon si përkthyese e lirë. Ajo ka përkthyer, ndër të tjera, vepra të Bernhard Schlink, Elias Canetti, Max Frisch, Marlen Haushofer, Martin Suter, Christine Nöstlinger, Michael Ende, Paul Maar dhe James Krüss. Për përkthimin e librit Austerlitz të W. G. Sebald, ajo u nderua më 2009 me çmimin “Miloš Djurić”, çmimi më i lartë i vendit në fushën e përkthimeve letrare. Si autore ka publikuar dy libra për fëmijë dhe tre libra për të rritur.

partner projektesh

traduki partners 2014 d