përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Simmel, Georg

.

simmel georgGeorg Simmel u lind më 1858 në Berlin dhe konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të sociologjisë së shekullit të 20-të. Prej vitit 1876 deri më 1881 studioi në Berlin histori, psikologji popujsh dhe filozofi. Shkrimi i parë për fitimin e gradës doktor i shkencave titullohej Psychologisch-ethnologische Studien über die Anfänge der Musik [Studime psikologjiko-etnologjike për fillesat e muzikës] dhe u refuzua për gabime formale dhe teza “tepër të guximshme”. Si disertacion iu pranua punimi Darstellung und Beurteilungen von Kants verschiedenen Ansichten über das Wesen der Materie [Interpretim dhe gjykime për pikëpamjet e ndryshme të Kantit për thelbin e materies]. Pas kapërcimit të pengesave të mëtejshme, më 1885 habilitoi në degën e filozofisë dhe u emërua docent privat në Universitetin e Berlinit. Me gjithë suksesin e madh në qarqet akademike, Simmel ishte shpesh pre mllefesh antisemite. Kështu, në vitin 1898, kërkesa e tij për t’u bërë profesor i jashtëm u refuzua nga Ministria e Kulturës. Më 1908, me gjithë rekomandimet e Max Weber dhe Eberhard Gothein, dështoi edhe thirrja që i bëri Universiteti i Heidelbergut për t’u bërë profesor i filozofisë për shkak të një rekomandimi antisemit që bëri historiani Dietrich Schafer, asokohe veprimtar në Alldeutscher Verband (Shoqata mbarëgjermane). Georg Simmel vdiq më 1918 në Strasburg.

partner projektesh

traduki partners 2014 d