përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Папокот на светот

Andonovski, Venko.

365 andonovski pupakKy bestseller historik i letërsisë maqedonase, i cili nuk është vlerësuar vetëm me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, por në Maqedoni është shtypur tashmë dymbëdhjetë herë dhe është përkthyer në disa gjuhë, është një mistifikim i shumëfishtë. Libri përbëhet nga një hyrje, gjoja e shkruar nga vëllai i një farë V., një artisti cirku që ka vdekur, në trashëgiminë e të cilit vëllai – një nëpunës pedant – thotë se ka gjetur një dorëshkrim romani si dhe shënimet e një ditari, të cilat ai tani mendon t’i botojë. Pas hyrjes vijnë libri „Kërthiza e botës“ (dorëshkrim romani), libri „Pasojë“ dhe libri „Dritë“ (shënime ditari), të pasuara nga një pasfjalë e kritikut letrar Venko Andonovski dhe një gjoja fotokopje e poezive të rinisë së V. Ngjarja e librit të parë që është shkruar në një gjuhë pseudoarkaike zhvillohet në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën kur u fut në përdorim shkrimi sllav, në oborrin e logotetit bizantin, dhe mund të quhet si një lloj romani policor në stilin e Ecos, në pjesën e dytë, në “ditar”, një histori dashurie në Jugosllavinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të reflekton ngjarjet e pjesës së parë.

Romani Папокот на светот [Kërthiza e botës] e Venko Andonovski ka dalë në kroatisht (fragment), përkthyer nga  Borislav Pavlovski, nën titullin Pupak svijeta, pranë botimeve Algoritam, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d