përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Ivanov, Emil

.

ivanov emilEmil Ivanov studioi në periudhën 1991–1996 në Universitetin e Sofjes dhe në periudhën 1998–2002 shkroi në Universitetin Erlangen doktoratën në arkeologji të krishterë dhe histori arti me një disertacion për programin figurativ të nartekseve në bizantin e vonë, me fokus të veçantë te monumentet e malit Athos. Në periudhën 2003–2004 ishte bashkëpunëtor shkencor në Arkivin Shtetëror të Bambergut, ku hulumtoi mbi 180 dokumente të rëndësishme (të shek. XIV–XIX) për historinë e Manastirit në Münchaurach. Prej vitit 2004 ai jep mësim në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje, ku prej vitit 2009 ka marrë titullin docent universitar dhe është emëruar profesor për arkeologji të krishterë.

Emil Ivanov ka qenë profesor i ftuar në Romë, Selanik, Mynih, Berlin, Jena etj. Më 2012 themeloi revistën “Arkeologji dhe art i krishterë” (Nr.1, Sofje 2013). Përkthime nga gjermanishtja në bullgarisht: „Die schönsten Reiseziele Europas“ (2008); „Kreuz und Kreml“ (2011).

partner projektesh

traduki partners 2014 d