Kreuz und Kreml. Kleine Geschichte der orthodoxen Kirche in Russland
Vështirë se gjendet një vend tjetër në Evropë ku historia e kishave të jetë kaq e lidhur me atë të vendit si në Rusi; pa rolin e Kishës ortodokse ruse shumë epoka të historisë së Rusisë nuk mund të kuptohen. Thomas Bremer ndriçon në një kalim kronologjik historinë e kishave, por edhe raportin e kishës ruse me shtetin dhe perëndimin, rolin e murgjve e shumë të tjera – një konspekt tërheqës dhe i shkruar qartë.
Libri shkencor Kreuz und Kreml. Kleine Geschichte der orthodoxen Kirche in Russland [Kryqi dhe Kremlini. Një histori e shkurtër e Kishës Ortodokse në Rusi] i Thomas Bremer ka dalë në bullgarisht (fragment), i përkthyer nga Emil Ivanov, nën titullin Кръстът и Кремъл, pranë botimeve të fondacionit Pokrov, Sofje dhe në serbisht (fragment), përkthyer nga Milutin Stanisavac, nën titullin Крст и Кремљ pranë botimeve Prosveta, Beograd.