përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Šumski duh

Samardžic, Goran.

368 samardzic sumski duhRomani i parë i Samardžić tregon historinë Kostas, që rritet në ndërtesat e betonta një lagjeje beogradase me pallate me parafabrikate duke u përleshur në një ambient plot dhunë me “çuna të fortë”, huliganë dhe maçistë derisa si përfundim piqet në Sarajevën e rrethuar për shkak të pasigurisë dhe rrezikut permanent të vdekjes. Libri që pjesërisht bazohet në përjetime autobiografike u shpall nga Shoqata e Shkrimtarëve të Bosnjë-Hercegovinës si “Libri më i mirë i vitit”  dhe arriti deri në listën finale të çmimit me emër të gazetës “Jutarnji List“. Jana Pogačnik nga „Jutarnji List“ komentonte: „Samardžić shkruan për luftën, dhe fragmentet e tij të zhveshura dhe të fuqishme janë nga më të mirat që janë shkruar deri tani për këtë temë. Fjalitë e thepëta të tij lënë vragë jo vetëm mbi letër, por edhe te lexuesit.”

Pjesë nga romani kanë dalë në gjermanisht në Neue Rundschau 3/2010.

Šumski duh [Shpirt pylli] nga Goran Samardžić ka dalë në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Katica Garoska Acevska, nën titullin Шумски дух, pranë botimeve Blesok,

partner projektesh

traduki partners 2014 d