përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Agonia erosului şi alte eseuri

Han, Byung-Chul.

328 han agoniaErosi është për “atë që është ndryshe“ në kuptim emfatik, i cili nuk mund të arrihet në regjimin e Unit. Prandaj edhe në ferrin e të njëjtës, të cilit i ngjason gjithnjë e më shumë shoqëria e sotme, nuk ka “përjetim erotik”. Ky vë si parakusht transcendencën e “atij që është ndryshe”, singularitetin radikal të tij. Terrori i sotëm i imanencës, që e bën gjithçka objekt konsumimi, e shkatërron “dëshirimin” erotik. Jo rastësisht Sokratesi si dashnor quhet „atopos“. Ai që është ndryshe, të cilin unë e dëshiroj dhe i cili më magjeps, është i palokalizueshëm. Ai nuk hyn në gjuhën e të njëjtës. Është karakteristikë e shoqërisë së sotme që po bëhet gjithnjë e më narciste, që “ai që është ndryshe” të zhduket – fatalisht pavënëre. Shoqëria e lodhjes, në të cilën njeriu është i lodhur nga vetja, e nuk mund të çlirohet drejt “atij që është ndryshe” është një shoqëri pa eros.

Agonie des Eros und andere Essays [Agoni e Erosit dhe ese të tjera] e Byul-Chung Han-it është botuar në rumanisht (fragment), përkthyer nga Viorica Nişcov, me titullin Agonia erosului şi alte eseuri, pranë botimeve Humanitas, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d