përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Mora, Terézia

.

mora tereziaTerézia Mora u lind më 1971 në Sopron, Hungari. Prej vitit 1990 ajo jeton në Berlin dhe është një nga përkthyeset më me emër nga hungarishtja në gjermanisht. Më 1999 ajo u bë mjaft e famshme me debutimin e saj letrar, vëllimin me tregime, Seltsame Materie. Për këto tregime ajo u vlerësua me çmimin e letërsisë Open Mike, çmimin „Ingeborg Bachmann“ (1999) dhe çmimin nxitës „Adelbert von Chamisso“ (2000). Më 2004 doli romani Alle Tage, për të cilin u shpërblye me çmimin Mara Cassens si romani debutues më i mirë i vitit, Çmimin Artistik të Berlinit, Çmimin „LiteraTour Nord“ dhe Çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig. Më 2009 doli romani Der einzige Mann auf dem Kontinent dhe në vjeshtë 2013 Das Ungeheuer. Për këtë roman Terézia Mora fitoi „Çmimin e Librit Gjerman“.

Website

partner projektesh

traduki partners 2014 d