përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Iliev, Ljubomir

.

iliev ljubomirLjubomir Iliev, i lindur më 1949, përkthen qysh prej më shumë se 35 vjetësh letërsi nga gjuha gjermane në bullgarisht. Pas punës së tij si asistent universitar (1975 - 1979), si  redaktor (1980 - 1985), si zëvendëskryeredaktor (1985 - 1989) dhe kryeredaktor (1990 - 1991) i revistës për letërsi të huaj Panorama, gjermanisti nga Sofja iu përkushtua tërësisht përkthimit. Në fokus të punës së tij është klasikja gjermane. Dramat e Schiller-it, Nathan der Weise i Lessing-ut dhe sidomos Faust I – II i Goethe-s janë piketa të rëndësishme të karrierës së ti si përkthyes. Për punën e tij në përkthim Ljubomir Iliev është shpërblyer tashmë katër herë me Çmimin e Madh të Shoqatës së Përkthyesve Bullgarë, dhe dy herë me Çmimin Kombëtar për Përkthyes „Christo G. Danov“. Më 2011 atij iu dha Çmimi i Shtetit Austriak për Përkthime Letrare. Ljubomir Iliev është anëtar kryesie i Kolegjit të Përkthyesve Evropianë në Straelen si dhe anëtar i Shoqatës Goethe në Weimar.

partner projektesh

traduki partners 2014 d