përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tajna dečaka Ive

Bukal, Snežana.

358 bukal tajna decaka iveNina dhe Dora shkojnë me të ëmën nga Holanda në Kroaci, për kaluar pushimet verore te tezja e tyre, në një ishull të vogël në Adriatik. Kushëriri i tyre, Ivoja, babai i të cilit është vrarë në një aksident rrugor, është fillimisht shumë i urtë dhe i tërhequr. Por pas një farë kohe ai nis t’i pranojë dy vajzat për shoqe. Dëshira e tij – dhe dëshira e të atit të vdekur -, për ta gjallëruar ishullin e shpopulluar dhe të shkretuar nga zjarret e në të cilin është lindur ai, e çon lexuesin në botën e aventurave fëmijërore. E fshehta e Ivos është kërkimi i një thesari, pa të cilin nuk është e mundur jeta në tokë.

Tajna dečaka Ive [E fshehta e Ivos] nga Snežana Bukal ka dalë në maqedonisht (pjesë leximi) përkthyer nga Kalina Bunevska Isakovska nën titullin Тајната на детето Иво pranë botimeve Blesok, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d