përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Elijahova stolica

Štiks, Igor.

347 stiks elijahova stolicaËshtë viti 1992. Richard Richter, një shkrimtar austriak, pas dështimit të martesës dhe një krize emocionale, kthehet në qytetin e lindjes, në Vjenë. Atje zbulon një letër, të cilën e ëma ia ka dërguar në vitin 1941 një farë Jakob Schneider-i – një muaj para lindjes së Richardit – një muaj para vdekjes së saj. Nga letra del në pah se Jakob Schneider është zhdukur dhe se Paula shtatzënë nuk lejohet ta kërkojë – sepse Jakobi nuk është vetëm komunist, por edhe hebre. Kërkimi të atit biologjik e çon Richard Richterin në Sarajevën e rrethuar, ku ai përjeton momentet më të bukura të jetës së tij, miqësi të sinqertë dhe dashuri pasiononte. Por jeta e tij – si jeta e të gjitha figurave nëpër romane – është paracaktuar nga një fat, të cilit ai nuk i shpëton dot.

Elijahova stolica [Karrigia e Elijas] nga Igor Štiks ka dalë në bullgarisht (pjesë leximi) përkthyer nga Zhela Georgieva nën titullin Елияховият стол pranë botimeve Panorama, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d