përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Štiks, Igor

.

stiks igorIgor Štiks, i lindur në vitin 1977 në Sarajevë, ka banuar në Zagreb, Paris, Çikago dhe Edinburg dhe aktualisht jeton në Beograd. Romani debutues, Dvorac u Romagni (2000), fitoi çmimin "Slavić", si romani kroat më i mirë i vitit, ndërsa në vitin 2006 romani u emërua për International IMPAC Dublin Literary Award. Vijuan përkthime në anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Romani i dytë, Elijahova stolica (2006), u përkthye në pesëmbëdhjetë gjuhë dhe ka marrë disa çmime si "Gjalski" dhe
"Kiklop". Igor Štiks ka kryer doktoratën në Institut d’Études Politiques de Paris dhe Northwestern University dhe, në vitin 2015, ka publikuar një libër monografik Nations and Citizens in Yugoslavia and the Post-Yugoslav States: One Hundred Years of Citizenship. Në vitin 2011, Igor Štiks, për variantin teatror të Elijahova stolica, u vlerësua me "Grand Prix" të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Beograd. Veç të tjerash, për arritjet e larta në botën e letrave dhe intelektuale, ai është vlerësuar edhe me titullin e mirënjohur "Chevalier des Arts et des Lettres".

partner projektesh

traduki partners 2014 d