përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Léon und Louise

Capus, Alex.

350 capus leon und louiseDy të rinj dashurohen, por lufta i ndan: kjo është historia e Léon dhe Louise. Ajo fillon me takimin e tyre në Luftën e Parë Botërore në Francë në brigjet e Atlantikut, por pastaj ata i ndan me dhunë një sulm ajror. Ata e kujtojnë njëri-tjetrin për të vdekur, Léoni martohet, Louise bën rrugën e vet ­– deri në vitin 1928 kur ritakohen rastësisht në metronë e Parisit. Alex Capus rrëfen me një lehtësi të mrekullueshme dhe dendësi të madhe për dashurinë në një shekull luftërash, për këtë çift, që kundër të gjitha konvencioneve i qëndron besnik dashurisë së tij dhe që bën një jetë të dyfishtë e nganjëherë jashtëzakonisht komike. Historia e një dashurie të madhe e jetuar kundër gjithë botës.

Léon und Louise [Léon dhe Louise ] nga Alex Capus ka dalë në bullgarisht (pjesë leximi) përkthyer nga Iva Ivanova nën titullin Леон и Луизе pranë botimeve Atlantis KL, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d