përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Schamanin

Vukićević, Danica.

343 vukicevic schamaninTekstet lirike të Danica Vukićević-it e përshkruajnë realitetin jo ashtu siç është, megjithëse ndonjë pamje hiper-realiste e përshkruan si me llupë shëmtinë e botës së jashtme. Pika, prej të cilës janë të mundura vështrime të tilla, është realiteti që do të mund të ishte, të cilin e ëndërrojmë në përgjumje, në fantazinë fëminore që na josh drejt një letërsie të mirë. Danica Vukićević ravijëzon saktë shpërqendrimin e botës që e rrethon. Poetja rrok vezullimin e së bukurës në rrjedhën e përditshme të gjërave, nganjëherë edhe kujtimin e brishtë dhe të paharrueshëm të lehtësisë së qenies.

Vëllimi poetik dygjuhësh Schamanin [Shamane] nga Danica Vukićević (pjesë leximi) ka dalë pranë botimeve Drava, Klagenfurt. Përgatiti për botim Dragoslav Dedović dhe përktheu nga serbishtja Matthias Jacob.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d