përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Šerc, Slavo

.

serc_slavo

Slavo Šerc, i lindur në vitin 1959 në Maribor, studioi gjuhë-letërsi sllovene dhe letërsi të krahasuar me teori letërsie në Lubjanë. Në vitet 1984/1985 studioi degën e gjermanishtes si gjuhë e huaj në Hamburg. Ka qenë pedagog i sllovenishtes në Universitetin e Regensburgut dhe Mynihut. Slavo Šerc-i ka publikuar shumë ese, editoriale dhe materiale radiofonike në median sllovene. Në vitin 1996 u botua libri i tij me titull Nemška književnost danes dhe në vitin 2010 libri In potem je padel zid. Si përkthyes është marrë  veçanërisht me letërsi dhe filozofi bashkëkohore gjermanofolëse. Ndër autorët e përkthyer prej tij numërohen Elfriede Jelinek, Urs Widmer, Herta Müller, Thomas Brussig, Peter Stamm, Judith Hermann, Sven Regener, Feridun Zaimoglu, Robert Walser, Martin Walser, Hans Keilson, Wolfgang Hilbig, Walter Benjamin, Peter Sloterdijk. Ai ka përgatitur dhe përkthyer në sllovenisht dy antologji me tregime nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.

partner projektesh

traduki partners 2014 d