përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Milev, Milen

.

milev milenMilen Milev u lind më 1983 në Sofje. Më 2002 e përfundoi arsimin shkollor në gjimnazin e gjuhës gjermane „Prof. Konstantin Galabov“ në Sofje, si absolvent i “klasës cilësore” të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë. Më pas ai filloi të studiojë në Mainz bibliologji, politologji dhe gjermanisht. Prej vitit 2006 punon si bashkëpunëtor për marrëdhëniet ndërkombëtare te botimet Paradox në Sofje. Në shtëpinë botuese merret me zhvillimin, përgatitjen dhe realizimin e projekteve evropiane, por e realizon vetveten edhe si përkthyes dhe redaktor i një numri të madh veprash autoresh e autorësh të gjuhës gjermane, si Olaf Ihlau, Walter Mayr, Marion Poschmann, Katharina Hacker dhe Kurt Palm. Ai jeton e punon në Gjermani.

partner projektesh

traduki partners 2014 d