përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Şahighian, Alexandru Al.

.

sahighian alexandruAlexandru Al. Şahighian u lind në 1950 në Bukuresht, ku frekuentoi Shkollën Gjermane dhe studioi gjermanistikën. Qysh prej vitit 1990 ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë/ Departamenti i Përkthyesve. Ai ka qenë redaktor i revistës Secolul 20 (1977 – 1994) dhe i edicionit rumun të Lettre Internationale (1994 – 2009) si dhe këshilltar teatri në Teatrin shtetëror hebre të Bukureshtit (2003 – 2014). Ai ka përkthyer ndër të tjera Herta Müller, Canetti, Nietzsche, Jean Améry dhe Günter Grass. Çmime: nominim në shortlist për çmimin e përkthyesve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe të Industrisë rumune të librit (për Herta Müller dhe Günter Grass), Çmimi i përkthyesit i revistës Observator Cultural, 2013.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d