përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ristović, Ana

.

ristovic anaAna Ristović, e lindur më 1972 në Beograd, ka studiuar letërsi të krahasuar në Fakultetin Filologjik. Ka publikuar një radhë vëllimesh me poezi, për të cilat është shpërblyer me çmime të njohura, ndër të tjera, me çmimin “Branko Miljković”, çmimin “Milica Stojadinović Srpkinja”, çmimin “Hubert Burda” dhe çmimin “Disova”. Poezitë e saj janë botuar në sllovakisht, sllovenisht, gjermanisht dhe hungarisht. Ana Ristović përkthen nga sllovenishtja, ndër përkthimet e saj numërohen vepra nga Drago Jančar, Jani Virk, Aleš Čar, Aleš Šteger, Dušan Čater, Suzana Tratnik, Miha Mazzini, Uroš Zupan, Goran Vojnović dhe Aleš Debeljak. Ajo jeton në Beograd dhe është anëtare e Shoqatës Letrare Serbe (SKD), të Qendrës serbe të P.E.N.-it, të Shoqatës serbe të përkthyesve letrarë dhe të Shoqatës së shkrimtarëve sllovenë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d