përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ästhetik des Performativen

Fischer-Lichte, Erika.

fisher_lichte_aesthetikMë e vona qysh prej viteve 60 veprat bashkëkohëse të artit nuk mund të rroken më në bazë të estetikave tradicionale. Në vend që të krijojnë „vepra“ artistët gjithmonë e më shumë prodhojnë ngjarje, të cilat me kryerjen e tyre i nxjerrin jashtë loje marrëdhëniet e vjetra estetike midis subjektit dhe objektit, statusit material dhe statusit të shenjës. Për ta kuptuar këtë zhvillim, Erika Fischer-Lichte ka përpunuar në studimin e saj themeltar një Estetikë të së performuarës, e cila vë në qendër konceptin e shfaqjes. Kjo përfshin veçori të bashkëpranisë së aktorëve dhe spektatorëve, të nxjerres performuese në pah të materialitetit si dhe shfajes së rëndësisë, duke mbërritur te përcaktimi i shfaqjes si një ngjarje. Shkrirja e ndarjes së artit nga jeta, të cilën synijnë të arrijnë format e reja shprehëse, analizohet këtu si koncept në vështrimin estetik.

Estetika e Performueses ka dalë në përkthimin bosnjisht të Sulejman Bostos nën titullin "Estetika performativne umjetnosti" pranë botimeve Šahinpašić, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d