përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Urban, Peter

.

urban peterPeter Urban  u lind më 1941 në Berlin, studioi sllavistikë, gjermanistikë dhe histori në  Würzburg dhe Beograd. Ka qenë bashkëthemelues i “Verlag der Autoren” në Frankfurt mbi Main dhe konsiderohet si një nga përkthyesit dhe botuesit më të shquar të përkthimeve nga letërsia ruse, serbokroate dhe çeke në gjermanisht. Ai u bë i njohur sidomos me përkthimin e ri të veprave të Anton Çehovit. Çmime dhe shpërblime: Çmimi i përkthimit të Akademisë Gjermane për Gjuhë dhe Poezi (1974), çmimi Helmut M. Braem për përkthyes (1980), Çmimi kulturor i Landit Hessen për ndërmjetësimin e artit dhe kulturës (1994), Çmimi i Panairit të Lajpcigut për Mirëkuptimin Evropian (2000), Çmimi “Jane-Scatcherd” (2003), Çmimi “Turgenjev”- çmim i Fondacionit “Jelcin” Moskë (2008). Peter Urban vdiq më 9 dhjetor 2013 në moshën 72 vjeçare.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d