përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

1979

Kracht, Christian.

330 kracht 1979Teherani në vitin 1979: Qyteti ndodhet në rrëmujë të paparë, është pragu i revolucionit islamik – kryengritja e ithtarëve të Ajatollah Khomeinit kundër shahut dhe regjimit të tij perëndimor. Rrëfyesi, një i ri gjerman, arkitekt për mjedise të brendshme, dhe shoku i tij Kristofer, një njeri me shumë kulturë, cinik dhe shëndetlig, udhëtojnë nëpër Iran deri në Teheran duke dëgjuar muzikë nga Devo dhe Blondie. Nëpër kryqëzime janë rreshtuar tanket, por dy protagonistët nuk i shohin. Ata vazhdojnë të bisedojnë për sandale burrash dhe damask për jastëkë divanesh. Prandaj edhe të dy përfundojnë në ferr. Në këtë roman për vitin 1979 autori, me një ton të thatë, inskenon një groteskë postmoderne që të lë në kujtesë tablo irrituese. Në një gjuhë tejet të disiplinuar dhe magjepsëse Christian Kracht e përthith lexuesin në një histori për fundin e civilizimit. Shpëtim nuk ka.

Romani 1979 i Christian Kracht ka dalë në rumanisht (fragment leximi) përkthyer nga Andrei Anastasescu nën titullin 1979 pranë botimeve Cartier, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d