përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Митологија на съня

Uroševic, Vlada.

263 urosevic mitologijaPoezitë e marra prej dy vëllimeve poetike të poetit maqedonas Vlada Urošević i ka përmbledhur në këtë libër përkthyesi Roman Kissiov dhe i ka ilustruar me kolazhe të bëra nga vetë autori. Thuajse programatike është në vend të parë poezia „Mrekulli“, e cila mund të kuptohet edhe si një përmbledhje shkurtër e poetikës së Uroševićit: „Mrekulli të lira / tre dinarë për copë / njerëzngrënës dhe të dështuar / qiellgërvishtës / ishuj të fundosur / as një qindarkë nuk do ta jepja për to / më mjafton / të mbyll njërin sy / të shoh nëpërmjet gishtave / të ul kokën / dhe zbuloj edhe një botë / e cila është shumë më e mrekullueshme / se çdo gjë që njihni ju“.

Përzgjedhja e ilustruar me poezi Митологија на съня [Mitologji ëndrrash] nga Vlada Urošević ka dalë pranë botimeve Ergo, Sofje. Poezitë janë përzgjedhur dhe përkthyer nga maqedonishtja (fragment leximi) nga Roman Kissiov.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d