përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

BETON International: 1914 – Hundert Jahre danach (1. Jahrgang, Nr. 1)

z09 betonPrej vitit 2010, me mbështetjen e TRADUKI-t, del çdo vit në Panairin e Librit në Lajpcig një edicion i posaçëm në gjermanisht i shtojcës kulturore serbe BETON, e cila trajton në mënyrë kritike tema letrare, kulturore dhe shoqërore. Në vitin 2014 ky numër doli për herë të parë nën titullin BETON International dhe u shpërnda me tirazh të lartë si shtojcë e së përditshmes TAZ. Me rastin e përvjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore shtojca iu përkushtua pyetjes se çfarë domethënie ka atentati i Sarajevës për autoret dhe autorët nga Evropa Juglindore në vitin 2014.

Revista për letërsi dhe shoqëri BETON International: 1914 – Hundert Jahre danach (1. Jahrgang, Nr. 1) [Beton internacional: 2014 – Njëqind vjet më pas (Viti i parë i Botimit, Nr. 1] që botojnë shoqatat RK LINKS nga Beogradi dhe KURS nga Spliti, doli për botim me rastin e Panairit të Lajpcigut 2014 (edicioni-pdf).

partner projektesh

traduki partners 2014 d