përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Cami, Aida

.

cama aidaAida Cama u lind në vitin 1968 në Tiranë. Në vitin 1991 përfundoi në Tiranë studimet në degën e metalurgjisë. Në vitin 1997 mori pjesë në një program afatgjatë të Carl-Duisberg-Gesellschaft Köln për menaxhim biznesi. Prej vitit 2000 deri në vitin 2002 kreu master në Advanced Journalism Studies në Universitetin e Danubit në Krems. Më pas mori pjesë në një kolegj për doktorantë me temë "Transformimi i mediave në Evropën Lindore e Perëndimore" në Frankfurt mbi Oder. Aida Cama ka punuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Deutsche Welle-n në Tiranë dhe për ORF-në. Prej vitit 2002 deri më 2005 ka jetuar si gazetare dhe përkthyese e lirë në Berlin. Prej vitit 2005 deri më 2013 ka punuar si redaktore e Redaksisë Shqipe të Deutsche Welle-s. Përveç shumë filmave dhe dramës Mauerkinder Aida Cama ka përkthyer në shqip librin Arme Roma, böse Zigeuner.

partner projektesh

traduki partners 2014 d