përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Jelčić, Andy

.

jelcic andyAndy Jelčić u lind më 1958 në Ogulin (Kroaci), studioi gjermanistikë und anglistikë në Zagreb dhe Münster. Më 1982 përfundoi studimet në Zagreb dhe filloi një studim postdiplomik në degën e teorisë së letërsisë, të cilin e përmbylli në vitin 1986 me një punim magjistrature për revistat programatike të Artit të Ri. Andy Jelčić punoi fillimisht si mësues gjermanishteje në gjimnazin e gjuhëve të Zagrebit. Prej vitit 1988 është përkthyes, shkrimtar dhe publicist i lirë. Mban ligjërata nëpër simpoziume dhe është anëtar i angazhuar i disa shoqatave përkthyesish dhe komisionesh çmimesh. Për TRADUKI-n ka drejtuar seminaret e përkthimeve në Sarajevë dhe Cetate. Ndër përkthimet e tij ka vepra nga Erich Auerbach, Ulrich Beck, Jürgen Habermas, Robert Musil, F.S. Fitzgerald dhe W. Shakespeare. Çmime dhe bursa: Çmimi i Shoqatës së Përkthyesve letrarë të Kroacisë për përkthimin më të mirë jo-fiction të vitit 2004 (Auerbach), Çmimi Shtetëror i Kroacisë për përkthimin më të mirë në vitin 2008 (Musil), Bursa e Institutit Goethe Dresden (2011), Bursa “Schritte” e LCB Berlin (2012).

partner projektesh

traduki partners 2014 d