përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

von Doderer, Heimito

.

von doderer heimitoHeimito von Doderer u lind më 1896 në Hadersdorf/Weidlingau pranë Vjenës. Pas Luftës së Parë Botërore filloi studimet në Vjenë për histori dhe psikologji dhe më 1925 fitoi titullin e doktorit të shkencave. Veprat e para i botoi në vitet 1920të. Më 1933 Heimito von Doderer u anëtarësua në NSDAP. Prej vitit 1936 deri më 1938 jetoi në Dachau dhe pastaj u kthye në Vjenë. Më 1940 u rekrutua në flotën ajrore dhe më 1942 mori raport mjekësor për shkak të nevralgjive. Më 1946 u kthye nga Norvegjia ku kishte qenë rob lufte. Pjesën më të madhe të veprave letrare i botoi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore. Ndër librat e tij më të njohur janë: Ein Mord, den jeder begeht (1938), Die Strudlhofstiege (1951) dhe Die Dämonen (1956). Heimito von Doderer vdiq më 1966 në Vjenë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d