përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Balkan - Teror kulture. Ogledi o političkoj antropologiji, 2

Čolović, Ivan.

298 colovic balkan teror kultureEtnologu dhe antropologu i kulturës Ivan Čolović analizon në 14 artikujt e këtij vëllimi diskursin kulturor në Ballkan, e sidomos në Serbi, që është shumë i mbarsur me patriotizëm. Ai flet në radhë të parë për mitet politike dhe në diskurset nacionale dhe nacionaliste, të cilat bëhen “në emër të kulturës”, për strategjitë dhe mekanizmat e një politike që i referohet kulturës dhe që e instrumentalizon atë – e deri për potencialin e saj terrorist e luftarak.

„Në këtë vëllim eseistik Ivan Čolović i bën modelit të një kulture të orientuar nga diskursi nacional-patriotik një analizë kritike që i plotëson të gjitha kërkesat e shkencës empirike kulturore dhe hulumtimeve sociale moderne e që për këtë shkak do të jetë me dobi të madhe për historianët, sociologët, etnologët, gjeografët dhe filologët e këtushëm.“ (Nga fjala hyrëse e Dagmar Burkhartit)

Libri tematik Balkan - Teror kulture. Ogledi o političkoj antropologiji, 2 [ Ballkani -Terror kulture. Ese mbi antropologjinë politike, 2] i Ivan Čolović-it ka dalë në gjermanisht (fragment) përkthyer nga Nikola Čolović nën titullin Kulturterror auf dem Balkan. Essays zur Politischen Anthropologie pranë botimeve fibre, Osnabrück dhe në sllovenisht (fragment) përkthyer nga Sara Špelec nën titullin Balkan - teror kulture. Razprave o politični antropologiji pranë botimeve Znanstvena založba Filozofske fakultete, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d