përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Löwith, Karl

.

loewith karlKarl Löwith u lind më 1897 në Mynih. Studioi për filozofi dhe biologji në Mynih dhe Freiburg te Edmund Husserli dhe asistenti i tij, Martin Heidegger, si dhe te zoologu Hans Speman. U kthye në Mynih dhe më 1923 mbrojti doktoratën te Moritz Geiger me një studim me temë Auslegung von Nietzsches Selbst-Interpretation und von Nietzsches Interpretationen [Shtjellim mbi vetë-interpretimet e Nietzsches dhe interpretimet e Nietzsches]. Mbasi punoi ca kohë si mësues privat te një çiflig në Mecklenburg, më 1924 ai shkoi te Heideggeri në Marburg, ku u miqësua me Leo Straussin, Gerhard Krügerin dhe Hans-Georg Gadamerin. Më 1928 fitoi titullin e docentit universitar pranë Heideggerit me një punim fenomenologjik me temë Das Individuum in der Rolle des Mitmenschen [Individi në rolin e të tjerëve]. Në vitin 1935 iu hoq leja e  mësimdhënies për shkak të prejardhjes hebraike. Një vit më parë Löwith kishte emigruar në Romë. Më 1936 iu dha një vend si profesor në Universitetin Perandorak të Sendait (Japoni). Më 1941 Löwith u shpërngul në ShBA. Falë ndërmjetësimit të Paul Tillichit dhe Reinhold Niebuhrit, u punësua pranë seminarit teologjik të Hartfordit. Më 1949 Löwith u punësua në New School for Social Research në Nju Jork. Më 1952 u kthye në Gjermani duke iu përgjigjur kështu emërimit në Heidelberg, ku ndenji derisa doli në pension. Karl Löwith vdiq më 1973 në Heidelberg.

partner projektesh

traduki partners 2014 d