përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Hydra des Zorns / Hidra e mllefit

Beqiri, Shaip.

316 beqiri hydraVëllimi i parë me poezi i Shaip Beqirit doli më 1976. Poezia e tij që në fillim shquhet nga poetika e gurtësimit dhe ngurtësimit lapidar deri në memecëri e paraardhësve të tij. Ajo flet – me gjithë ekonominë e lartë të mjeteve shprehëse – me imazhe kryesisht të zymta e metafora asociacionesh të lira, çka bëri që kritika letrare zyrtare e vendit të vet ta akuzonte për „surrealizëm“. Shaip Beqiri nuk kufizohet në temat tradicionale kombëtare kolektive (Kosova dhe fati i popullit shqiptar), por trajton kryesisht tema dhe situata personale dhe universale. Deri më sot ai e ka ruajtur mëvetësinë e gjuhës së tij poetike. Ai është një klasik i modernes letrare shqiptare. Vëllimi me poezi Hydra des Zorns / Hidra e mllefit përmbledh si poezi që janë botuar pas emigrimit të tij në Zvicër, ashtu edhe shkrime të bëra që nga koha kur ai ishte në Kosovë.

Vëllimi poetik dygjuhësh Hydra des Zorns / Hidra e mllefit nga Shaip Beqiri ka dalë pranë shtëpisë botuese Limmat Verlag, Cyrih. Përkthimet në gjermanisht (sprovë për lexim) janë nga Hans-Joachim Lanksch.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d