përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Lanksch, Hans-Joachim

.

lanksch hans-joachimHans-Joachim Lanksch u lind më 1943 në Braunschweig. Ka studiuar për filologji sllave dhe ballkanike, etnologji dhe albanologji. Sot jeton në Mynih. Hans-Joachim Lanksch punon si përkthyes nga shqipja, sllovenishtja, kroatishtja dhe serbishtja dhe shkruan për letërsinë e gjuhën shqipe nëpër gazeta dhe revista shqiptare. Nga shqipja ai ka përkthyer libra nga Martin Camaj, Kasëm Trebeshina, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Teresa), Azem Shkreli, Ali Porimja, Vaxhid Xhelili, Lindita Arapi, Jonila Godole dhe Shaip Beqiri. Ai ka botuar nëpër revista dhe antologji përkthime poezish nga Lasgush Poradeci, Zef Zorba, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Arian Leka, Rrahman Dedaj, Eqrem Basha, Flora Brovina dhe të tjerë dhe fragmente në prozë nga Elvira Dones, Anton Pashku dhe Ridvan Dibra. Për përkthimet e tij nga shqipja ai është shpërblyer me bursën e përkthimeve të qytetit të Mynihut, çmimin “Nikolaus Lenau” të korporatës së artistëve në Esslingen, çmimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë „Penda e Argjendtë“.

partner projektesh

traduki partners 2014 d