përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Byzantinisches Erotikon

Beck, Hans-Georg.

beck_erotikonSi arrinte në Bizant erotika dhe sensualitit i lirë t'i përballnin përpjekjet shtypëse kishtare-fetare: kjo histori është tema e këtij libri.

Në Bizantin e hershëm u ndeshën me njëri-tjetrin një ndjesi pagane për jetën me normat e rrepta të kishës bizantine. Jeta e përditshme, arti dhe letërsia ndodheshin ende në vijimësinë e pandërprerë që vinte prej Greqisë klasike e pasklasike, ku shqisat shijonin në mënyrë naive-të rafinuar. Në kundërshtim me të, klerikët e krishterë predikonin asketizmin dhe mbylljen ndaj të shijuarit të botës. E çara ishte e thellë. Në qoftë se etërit e kishës historinë e Zeusit që derdh një shi floriri mbi dashnoren e tij Danaen, e mbanin për kulmin e vulgaritetit, për bashkëkohësit jetëshijues kjo histori ishte e shumta një simbol i goditur për lakminë e kurtizaneve për të holla. Autori përshkruan mënyrën se si forcat e erotikës përpiqeshin ta kapërcenin rezistencën e kishës ortodokse, duke treguar njëkohësisht se si arrinte një kulturë përgjatë shekujsh të ekuilibrinte në mënyrë „lozanjare" forcat kundërshtuese.

Erotikoni bizantin është botuar në përkthimin serbisht të Savica Tomas dhe Vesna Čkovrić nën titullin "Vizantijski erotikon" pranë shtëpisë botuese Karpos.

Recensionetione: Dnevnik, Danas, Danas, Večernje novosti, Radio Srbija, Večernje novosti, Republika

partner projektesh

traduki partners 2014 d