përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Iuga, Nora

.

iuga noraNora Iuga, e lindur më 1931 në Bukuresht, studioi për germanistikë në Fakultetin e Filologjisë. Punoi për disa vite si mësuese e gjermanishtes në Sibiu, më vonë si bibliotekare dhe lektore e revistës kulturore në gjuhën gjermane Volk und Kultur. Prej vitit 1986 jeton si autore dhe përkthyese e lirë në Bukuresht. Nora Iuga ka botuar shumë vëllime me poezi dhe disa romane. Ajo ka përkthyer nga gjermanishtja në rumanisht vepra me emër si Die Blechtrommel e Günter Grassit, Herztier, Der Fuchs war damals schon der Jäger dhe Im Haarknoten wohnt eine Dame të Herta Müllerit dhe Die Klavierspielerin e Elfriede Jelinekut. Për veprat e saj Nora Iuga është shpërblyer disa herë me çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d