përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Në Tiranë jepet për herë të parë çmimi Ardian-Klosi

.

281 ardian vehbiuNë kuadër të Festivalit të Librit dhe Artit paMUR, që u zhvillua në Tiranë me nismën e Shoqatës së Librit Shqip, prej datës 23 deri më 27 prill 2014, u dha për herë të parë çmimi „Ardian Klosi“, i cili mbështetet financiarisht nga fondacioni S. Fischer në bashkëpunim me TRADUKI-n. Fituesi i këtij viti është Ardian Vehbiu, libri i të cilit Sende që nxirrte deti u vlerësua si punimi më i mirë gazetaresk i vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, bashkëshortja e Ardian Klosit Jutta Benzenberg, të afërm të familjes Klosi si dhe shumë botues, përkthyes, lexues e dashamirës së kulturës ishin të pranishëm në ceremoninë solemne të dhënies së çmimit.

Ideja për një festival libri dhe arti lindi dy vjet më parë nën drejtimin e Ardian Klosit, me përfshirjen e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, të Galerisë së Arteve të Tiranës dhe të Galerisë së Arteve të Kosovës, si dhe të TRADUKI-t. Me vdekjen e Ardian Klosit, më 26 prill 2012, TRADUKI pat humbur një shoqërues mjaft të shquar dhe një pionier të pazëvendësueshëm të ndërlidhjes ndërmjet letërsive të gjuhës gjermane dhe asaj shqipe. Krahas çmimit „Ardian Klosi“, fondacioni S. Fischer, duke filluar prej vitit 2015, do të japë për nder të tij njërën prej bursave SCHRITTE  [shqip: Hapa] si bursë „Ardian Klosi“ –  për një përkthyes/e nga gjermanishtja në shqip, i/e cili/a do të ftohet për të banuar një muaj në Literarisches Colloquium (Kandidimi bëhet çdo vit në vjeshtë.)

partner projektesh

traduki partners 2014 d