Shtyp

Stamm, Peter

.

stamm peter by ludovic peron© Ludovic PéronPeter Stamm u lind më 1963 në Scherzingen në kantonin Thurgau. Studioi disa semestra për anglistikë, psikologji dhe psikopatologji. Pas qëndrimesh afatgjate në Paris, Nju Jork dhe Skandinavi, sot jeton në Winterthur. Që prej vitit 1990 punon si autor dhe gazetar i lirë. Peter Stamm ka shkruar disa dhjetëra radiodrama. Që prej debutimit si romancier me Agnes më 1998 kanë dalë edhe katër romane të tjerë, katër vëllime me tregime dhe një vëllim me pjesë teatrale. Për veprën e tij si shkrimtar, Peter Stamm ka marrë disa çmime.

Website