përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Mici, Sokol

.

mici sokolSokol Mici, lindur më 1954, studioi gjuhë-letërsi kineze dhe gjermane në Pekin. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1978 punoi në fillim në Radiotelevizionin e Shqipërisë. Prej vitit 1994 deri më 1997 ka qenë drejtues i Fondacionit Friedrich Ebert në Tiranë. Më pas ka punuar si redaktor te International Center for Journalists në Washington. Më 2005 Sokol Mici filloi të punonte për administratën e Tiranës, ku deri më 2007 drejtoi Njësinë e Zhvillimit Ekonomik dhe prej vitit 2008 deri më 2013 Sektorin e Planifikimit të Projekteve të Turizmit. Prej vitit 1999 deri më 2004 ka qenë edhe korrespondent nga Shqipëria për revistën njujorkeze World Press View. Sokol Mici ka botuar shumë përkthime, ndër to vepra të autorëve si Michael Ende, Herta Müller, Maximilian Lambertz, Manfred G. Schmidt, Martin Andersen, Elfie Donnelly dhe Lion Feuchtwanger.

partner projektesh

traduki partners 2014 d