përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Handke, Peter

.

handke peter by wild und team agentur UNI salzburg© wild + team agentur - UNI salzburgPeter Handke, lindur më 1942 në Griffen (Austri), studioi drejtësi në Graz. Para provimit përfundimtar i ndërpreu studimet dhe botoi romanin e tij të parë Die Hornissen. Në të njëjtin vit, më 1966, pason në Frankfurt inskenimi i pjesës teatrale Publikumsbeschimpfung. Vijojnë tregime të shumta, vepra në prozë dhe pjesë të tjera teatrale. Krahas veprimtarisë së tij si shkrimtar, Peter Handke ka përkthyer shumë vepra në prozë dhe pjesë teatrale në gjermanisht. Për veprën e tij ai ka marrë shumë çmime ndërkombëtare. Për shkak të qëndrimit të tij pro Slobodan Miloševićit, vendimi për t’i dhënë veprës së tij çmimin Heinrich Heine u bë shkasë për shpërthimin e një debati të zjarrtë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d