përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Jahrhundert verstehen. Eine universalhistorische Deutung

Diner, Dan.

304 dinerNë se dëshiron ta kuptosh këtë shekull, nuk mjafton vetëm të pyesësh se ç’po ndodh: nuk mjafton të tregosh vijueshmërinë e ngjarjeve. Më e rëndësishme është të sqarosh tiparet thelbësorë të tij. Historiani i kohës së sotme Dan Diner, i njohur nga një sërë referatesh dhe trajtesash si dhe prej shumë librash me tema si nacional-socializmi dhe kujtesa, historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ose çështja palestineze, në librin Das Jahrhundert verstehen bën përpjekje për një interpretim universal-historik të ngjarjeve që na mbrujnë. Qofshin pasojat e thella të Luftës së Parë Botërore, qoftë pavarësia e Polonisë, qoftë çështja e asgjësimit në masë dhe gjenocidit të zentralizuar, qoftë krahasimi ndërmjet stalinizmit dhe nacional-socializmit, qoftë Lufta e Ftohtë si epokë neutralizimi: Dan Diner e rindërton shekullin duke krijuar lidhje deri tani të pazbuluara dhe duke propozuar interpretime të reja.

Libri monotematik Das Jahrhundert verstehen. Eine universalhistorische Deutung [Si të kuptojmë shekullin. Një interpretim universal-historik] nga Dan Diner ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Sead Muhamedagić nën titullin Razumjeti stoljeće. Općepovijesno tumačenje pranë botimeve Fraktura, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d