përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Indigo

Setz, Clemens J..

309 Setz indigoNë veri të Steiermarkut ndodhet Helianau, një internat për fëmijë që vuajnë nga një sëmundje enigmatike. Kushdo që u afrohet atyre, vuan nga përzierja, marramendja dhe kokëdhimbja. Mësuesi i ri i matematikës Clemens Setz jep mësim në këtë shkollë dhe vëren disa ndodhi të çuditshme. Herë pas here fëmijëve u vihen maska të çuditshme dhe transportohen për diku, në një drejtim të panjohur. Setz fillon hetimet, por nuk arrin të zbulojë shumë; ai pushohet nga puna si mësues. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë gazetat raportojnë për një proces gjyqësor skandaloz. Një ish-mësues matematike shpallet i pafajshëm pasi ishte akuzuar se kishte vrarë brutalisht një torturues kafshësh.

Indigo [Indigo] nga Clemens J. Setz ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Gergana Fyrkova nën titullin Индиго pranë botimeve Funtasy, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d