përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Fyrkova, Gergana

.

fyrkova gerganaGergana Fyrkova, lindur më 1965, banon në Sofje. Studioi gjermanistikë në Universitetin e Sofjes dhe dy semestra në Universitetin Humboldt në Berlin. Përkthimet e saj të para në bullgarisht (Film als Kunst nga Rudolf Arnheim, dhe Von Caligari zu Hitler nga Siegfried Kracauer) janë botuar qysh gjatë studimeve. Që atëherë ajo u është përkushtuar përkthimeve letrare dhe titrave filmikë si dhe kritikës së filmit dhe gazetarisë. Ajo përkthen kryesisht letërsi të fillimit të shekullit 20-të (Franz Kafka, Robert Walser, Joseph Roth), letërsi të re migrantësh (Ilija Trojanow, Dimitré Dinev) dhe letërsi më të re gjermane (Clemens J. Setz, Marion Poschmann). Sot ajo është docente pranë Fakultetit për Filologji Klasike dhe Moderne të Universitetit "Shën Klement i Ohrit" në Sofje. Ajo është anëtare e Shoqatës së Përkthyesve të Bullgarisë, të Shoqatës së Kineastëve të Bullgarisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Bullgarisë, bashkëthemeluese dhe anëtare e Shoqatës së Gjermanistëve të Bullgarisë, anëtare e Kolegjit Evropian të Përkthyesve në Straelen.

partner projektesh

traduki partners 2014 d